Luizi i kushtoi këngë, Kiara emocionon me dedikimin për të

Luiz Ejlli ka gati këngën e tij të re të titulluar “Kiara”. Dedikimin për partneren pritet ta bëjë publike këto ditë, e teksa ne presim, ai ka ndarë një pjesë të refrenit, ku përmendet emri i moderatores.

“Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala. Ti e di je thesari im, Kiara, shpirtin ty ta fala”, janë disa nga vargjet e këngës që pritet të publikohet së shpejti.

Në video shfaqet Luizi dhe Kiara, të cilët shkëmbejnë dhe një puthje në buzë.

Moderatorja ka rishpërndarë videon, e krah saj i ka kushtuar disa fjalë dashurie Luizit.

Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre. E jotja përgjithmonë”