VIDEO/ Fier, vazhdon djegia e pyjeve në Peshtan dhe Kreshpan

Në Fier, masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit, edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë nën pushtetin e flakëve.

Një vatër, e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar.

6 mjete zjarrfikëse janë në terren për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie, ndërkohë që në në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri Cougar .

Era favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të zjarrit.