Image
 
Image
Image
", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/08/auto_bardhi1686216009.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Gazment Bardhi reagon pas deklaratave kërcënuese të Bashës: Dy standartet janë shenjë humbje qetësie!

Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit që Lulzim Basha ka bërë në drejtim të tij duke u fshehur pas një faqeje webi (pd.al), ku Bardhi parajamërohet se do ketë fatin e të tjerëve, përjashtimin, nëse i bëhet pengesë Lulit në pengmarrjen e simboleve të Partisë Demokratike. Bardhi në një postim në Twitter e ka quajtur hubje qetësie përpjekjet e Bashës dhe grupit të tij për ta delegjitimuar atë si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së së vulës. Pretendimet e grupit të Bashës Bardhi i ka hedhur poshtë duke publikuar procesverbalin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.
 
Reagimi i Gazment Bardhit:
 
''Dy standartet janë shenjë humbje qetësie! Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e kam thirrur bazuar në nenin 46 pika 4 e Statutit të PD. Mbledhja onlinë parashikohet nga Rregullorja e KK dhe është aplikuar nga vetë kolegët. Më poshtë procesverbali përkatës. Keqardhje për tronditjen!"