Dy viktima nga zjarret në Siçili, evakuohet spitali në Palermo, zjarrfikës dhe avionë në luftë me flakët

 

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Italinë. Situata është paraqitur më problematike në Siçili, ndërsa një pjesë e spitali në Palermo është evakuuar.

Mediat e huaja shkruajnë se viktimë ka mbetur një i moshuar që ndodhej në banesën e tij që u përfshi nga flakët, në një zonë malore pranë qytetit Reggio Calabria.

Gjithashtu bëhet me dije se viktima tjetër është një 15-vjeçar. I riu gjithashtu ishte angazhuar për shuarjen e zjarrit.