Shkoi për të shuar flakët, rrëzohet avioni, asnjë shenjë jete për dy pilotët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, teksa një avion që kishte shkuar për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në zonën e Karystos, është rrëzuar. Në momentin që avioni është afruar për të hedhur ujin, njëri nga krahët e tij ka goditur një pemë, e më pas ka humbur orientimin duke u rrëzuar.

Referuar mediave greke, nuk ka asnjë informacion deri më tani për fatin e dy pilotëve. Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policore si dhe ekipet e shpëtimit. Nga ana e tij, Shtabi i Përgjithshëm Ajror dërgoi një helikopter ‘Super Puma’ dhe një helikopter ‘AB-205’.

Avioni që u rrëzua është një  ‘CL-215’, që i përket Forcave Ajrore dhe kishte një ekuipazh prej dy personash.