I ra të fikët teksa darkonte me miqtë, këngëtarja e njohur në gjendje të rëndë shëndetësore

Këngëtarja e njohur Tori Kelly është shtruar në spital si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore.

Sipas TMZ artistes i ra të fikët teksa ishte në një darkë me miqtë e saj në Los Anxhelos.

Sipas gazetës, miqtë e Kellyt e dërguan këtë të fundit me urgjencë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, ku sipas kontrolleve mjekët thanë se 30-vjeçarja vuan nga mpiksja e gjakut rreth mushkërive dhe këmbëve të saj.

Burime të afërta me këngëtaren thanë për TMZ se gjendja shëndetësore e Kelly-t është “vërtet serioze”.