Skandalet e shumta të qeverisjes/ Meta mbërrin në zyrën e Berishës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në zyrën e kryetarit demokrat, Sali Berisha.

Takimi mes tyre vjen pas skandaleve të njëpasnjëshme që kanë pllakosur qeverisjen.

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar se do ketë protesta masive.

Po ashtu, të dielën u mbajtën zgjedhjet në Rrogozhinë, ku makineria e manipulimit të mazhorancës ishte në kulmin e fuqisë.

“Opozita paralajmëroi shqiptarët se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Ftoj qytetarët të ngrihen kundër këtij regjimi”, deklaroi Berisha një ditë më parë teksa akuzoi PS-në se i manipuloi zgjedhjet në Rrogozhinë.