Ndarja nga jeta e ish-sulmuesit Vito, Armand Duka shpreh ngushëllimet

Mëngjesin e sotëm, futbollin shqiptar e kaploi hidhërimi. Ish-sulmuesi kampion i Flamurtarit dhe Tiranës, Anesti Vito, u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare.

Për këtë hidhërim, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ku kreu i organizatës shpreh ngushëllimet e sinqerta.

“Të dashur miq, mësova pak minuta më parë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit kampion të Flamurtarit dhe Tiranës, Anesti Vito.

Nesti shkëlqeu te Flamurtari i madh duke u shpallur kampion në sezonin 90/91 dhe gjithashtu kontribuoi shumë në futbollin shqiptar edhe me fanellat e Albetrolit, Tomorrit, Bylisit e Tiranës ku fitoi përsëri titullin kampion në sezonin 1999-2000.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe komunitetit të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Vito, FC Flamurtarit dhe të gjithë miqve të shumë të Anestit.