Liverpool në garë për Lavia

Liverpooli ka qenë në kontakte të vazhdueshme gjatë dy javëve të fundit me agjentin e Romeo Lavia, shkruajnë mediet angleze.

Mesfushori 19-vjeçar vlerësohet si ndër talentët më të mëdhenj që janë aktualisht në “Premier League”.

Liverpool do t’i fillojë bisedimet edhe me Southampton, teksa do të ketë konkurrencën e Arsenalit dhe Chelseat që gjithashtu kanë shprehur interesim për belgun.