Qëllohet për vdekje kryebashkiaku i qytetit bregdetar në Ekuador

Kryebashkiaku i qytetit portual Manta në Ekuador, Agustin Intriago, u qëllua për vdekje, në një sulm që tronditi establishmentin politik në vend, raporton BBC.

Raportohet se kryebashkiaku u qëllua disa herë nga një person i armatosur që kishte mbërritur me një kamionçinë të vjedhur. Ai u shpall i vdekur në spital.

 Vrasja ka tronditur Ekuadorin, ku sulmet ndaj zyrtarëve të zgjedhur deri vonë kanë qenë të rralla.