VIDEO/ Bllokohet tuneli i Elbasanit për shkak të zjarrit

Tuneli i Elbasanit është bllokuar prej shumë minutash, për shkak të një zjarri.

Burimet zyrtare nga policia kanë bërë të ditur, se një kamion ka marrë flakë duke bllokuar edhe tunelin Tiranë-Elbasan.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër, automjeti tip ‘Kamion’, me drejtues shtetasin V. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.