Megan Fox ‘zhduk' tatuazhin me emrin e ish-bashkëshortit

Megan Fox ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram ku duket se ka hequr qafe një tatuazh me emrin e ish-bashkëshortit të saj, aktorit Brian Green. Fotoja tregon tatuazhin e ri të Fox-it me një dizajn gjarpri, i shoqëruar me një yll dhe hënë. Para gjarprit, aktorja kishte gdhendur emrin "Brian".

Kjo nuk është hera e parë që aktorja ndryshon ndonjë nga tatuazhet e saj, pasi në të kaluarën ka fshirë apo mbuluar disa nga tatuazhet e saj. Divorci i Fox dhe Green u finalizua në vitin 2022. Çifti ishte i martuar për më shumë se një dekadë dhe kanë tre fëmijë së bashku.