Mungon vetëm zyrtarizimi, Bayerni shet te rivalët mesfushorin 29-vjeçar

 

Marcel Sabitzer ishte një nga objektivat kryesorë të Jose Mourinhos për merkaton e verës. “The Special One” i kërkoi drejtuesve të bënin një sforco për të afruar mesfushorin e Bayernit, por dëshira e tij duket se nuk do të realizohet.

Mediat gjermane bëjnë me dije se Sabitzer do të vazhdojë të qëndrojë në Gjermani, por do të ndryshojë skuadër. Ai do të transferohet te rivalët e përjetshëm të Borussia Dortmund.

Palët kanë arritur një marrëveshje totale dhe shumë shpejt pritet të vijë edhe zyrtarizimi. 19 milionë euro do të paguajë Dortmundi për kartonin e Sabitzer që do të nisë kështu një aventurë të re në karrierën e tij.