I akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, Gjykata e Fierit lë në burg Orgest Bilbilin

Gjykata e Fierit, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për Orgest Bilbilin të akuzuar për veprën penale të vrasjes kryer në bashkëpunim.

Vetë Orest Bilbili nuk kishte preferuar të vinte në gjyq, pasi ka zgjedhur të qëndrojë në ambjentet e burgut të Drenovës ku mbahet i izoluar për vrasjen Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

Ndërkohë prokuroria e Fierit ka cuar në Greqi kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhiut dhe Ardian Ahmetaj.