Rrezikoi të mbytej në plazhin e Shëngjinit, pushuesja dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një shtetase kosovare ka rrezikuar të mbytet mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit.

Ajo është nxjerrë nga pushuesit e tjerë në breg, dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Lezhës.

Burime bëjnë me dije se pushuesja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka konsumuar shumë ujë.