Zgjedhjet në Rrogozhinë/ 15 QV të numëruara nga 54, garë e ngushtë mes kandidatëve
Ka nisur rreth orës 23 numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të dielë.
Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.
15 QV të numëruara nga 54
Edison Memolla PS 1332 vota
Shkelqim Hoxha BF 1250 vota