Vlora si 'furrë djegie gëlqereje', qyteti pushtohet nga tymi dhe flakët në mes të sezonit turistik

Tymi i zi ka pushtuar qytetin bregdetar të Vlorës, pasi vend grumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët këtë të diel.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamje, tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, pasi djegia e mbeturinave çliron kimikatet e dëmshme për organizmin.

Forca të shumta zjarrfikëse por dhe punonjës të bashkisë janë duke punuar për të izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën.

Vlora është kryer ditën e sotme si një furrë gjigante djegie gëlqereje, e pushtuar nga tymi e flakët të cilat përveç pamjes, rrezikojnë edhe banesat.