Si po i përballojnë qytetarët temperaturat e larta në Tiranë
Vera e këtij viti është llogaritur si më ë nxehta ndër vite në pjesë të ndryshme të globit.
Kontitenti Europian është ndër më të prekurit nga tëmpëraturat e larta, sidomos pjesa e Mesdheut.
Edhe Shqipëria është përfshirë nga vala përvëluesë e kësaj vere. Kryeqyteti është ndër qytetet që e ndien më shumë atë përshkak edhe të betonizimit të tejskajshëm prej intensitetit të lartë të ndërtimit dhe mungesës së theksuar të hapsirave të gjelbërta.
Fotografi i njohur Felix Bilani ka fiksua me objektivin e aparatit të tij monentë nga Tirana ku duket se si qytetarët i përballojnë në mënyra të ndryshme temperaturat e larta të këtij fund korriku.
Një qytetar, përdorues biçiklete, fshin djersët me prarakrah pranë sheshit Skënderbej Tiranë
Një i moshuar freskohet duke pirë një shishe ujë në një lulishte në Tiranë
Dy qytetarë, së bashku me qenin e tyre, kanë zgjedhur të kalojnë orët e zhegut në Parkun e Liqenit, Tiranë
Një qytetar duke u freskuar me një shishe ujë në shkallët e Rektoratit të Universiteti të Tiranës, pranë shehit Nënë Tereza
Qytetar që konsumojnë akullore teksa përshkojnë me automejtin e tyre Unazën e Vogël të kryeqytetit
Një punëtor ndërtimi duke punuar me mjetin e tij (matrapik) në një nga rrugët e kryeqytetit