ZYRTARE/ Giuseppe Rossi 'var këpucët në gozhdë'

Giuseppe Rossi i jep fund karrierës futbollistike. Pas disa sezoneve me probleme fizike, sulmuesi 36-vjeçar njoftoi përmes rrjeteve sociale se i ka dhënë fund me futbollin e luajtur.

Ai shihej si një nga lojtarët më premtues për të ardhmen e Italisë, duke shkëlqyer në akademinë e Manchester United, por dëmtimet e shumta nuk e lanë që të tregonte potencialin e vërtetë.

Pas huazimeve të shumta në Spanjë e Itali, ai vendosi të varë këpucët në gozhdë, pas përfundimit të kontratës më skuadrën e SPAL.