Reagon Lukaku: Kur urrejtja nuk funksionon, fillojnë të thonë gënjeshtra

Romelu Lukaku është vënë në qendër të polemikave, pas zbulimit të diskutimeve për kalimin te Juventusi.

Sulmuesi belg është kritikuar edhe quajtur “tradhtar”nga klubi i Interit dhe nga mbështetësit “zikaltër”.

Në një situatë të tillë, Lukaku ka bërë edhe reagimin e parë publik në lidhje me këtë situatë.

Në një postim në rrjetet sociale, Lukaku shprehet: “Kur urrejtja nuk funksionon, fillojnë të thonë gënjeshtra…”

Një formë përgjigje ndaj pjesëtarëve të klubit të Interit, përfshirë këtu edhe ish-shokët e skuadrës, të cilët kanë thënë që vendimet për sulmuesin i merr nëna e tij.