Kurti për GjND-në: I dha vulë përfundimtare pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar në 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vendosi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Kurti tha se në këtë ditë, 13 vjet më parë, GjND-ja i dha vulë përfundimtare asaj që “ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”.

Kujtojmë se çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës e kishte dërguar në GjND Serbia, përgjigja e së cilës ishte në favor të Kosovës.