Të famshmit që morën pjesë në debutimin e Messit tek Inter Miami

Debutimi i Lionel Messi-t tek Inter Miami CF u ndoq edhe nga shumë figura të njohura të showbiz-it botëror.

Ndër fytyrat e famshme të pranishme në ndeshjen e parë të argjentinasit në MLS kundër Cruz Azul, ku Messi shënoi golin e fitores 2-1, ishin LeBron James, Kim Kardashian, Serena Williams dhe David e Victoria Beckham.

Kim Kardashian shoqëronte djalin e saj, Saint, i cili ishte “aq i emocionuar” për të parë lojtarin e tij të preferuar, 36-vjeçarin Messi.

“Gjatë gjithë verës ne do të ndjekim edhe shumë ndjeshje të tjera”, tha Kardashian para lojës. “Jam e lumtur që djali im e pëlqen atë. Ai është shumë i emocionuar dhe kjo më bën akoma më shumë të emocionohem”, përfundoi ylli televiziv.