Luiza Gega kualifikohet në 'Paris 2024', atletja shqiptare fiton medalje ari në Serbi

Flamuri shqiptar është ngritur në krye të podiumit të Kampionatit Ballkanik të Atletikës që po mbahet në Serbi.

Atletja shqiptare, Luiza Gega triumfoi duke rrëmbyer medaljen e artë në garën e tre mijë metrave me pengesa, me kohën 9.21.53 dhe duke siguruar kështu kualifikimin për në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris vitin e ardhshëm (2024).

Gega ka marrë medalje të artë dhe duke regjistruar super kohë pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes.

Me këtë kohë Luiza është kualifikuar për në Lojërat Olimpike dhe bëhet sportistja e parë Shqiptare që ka marr biletën kualifikuese për Paris 2024.