Tragjedi në çiklizëm, humb jetën 17-vjeçari italian

Tragjedi në botën e çiklizmit. Jacepo Venzo, 17-vjeçari nga Vicenza, humbi jetën në Austri pas një rrëzimi të tmerrshëm në tatëpjetë gjatë fazës së parë të Junioren Rundfahrt.

Njoftimi erdhi ditën e sotme, ndërsa tragjedia ka ndodhur ditën e djeshme.

Nga plagët e marra, çiklisti ka ndërruar jetë në spital, ndërsa gara është anuluar.