U përfol se Kim dhe Tom Brady kanë nisur një romancë, Kanye West bëhet xheloz

Prej disa javësh tashmë në rrjet kanë qarkulluar lajme se ylli televiziv Kim Kardashian dhe Tom Brady kanë nisur një romancë dashurie.

Megjithatë nga ana tjetër dyshja nuk i kanë konfirmuar lajmet për lidhjen tyre.

Mirëpo sipas disa burimeve të afërta me ish-bashkëshortin e Kim, Kanye West treguan së fundmi për ‘Entertainment Tonight ‘ se ky i fundit pas lajmeve se ka nisur një lidhje me ish-bashkëshorten e tij është bërë xheloz për Bradyn.

42-vjeçarja shtoi zërat për një romancë mes saj dhe futbollistit teksa u pa nga të gjithë duke flirtuar më këtë të fundit në festën e miliarderit dhe CEO-s së ‘Fanatics’, Michael Rubin ku të ftuar ishin shumë nga personazhet e hollywood-it.

Kujtojmë që Kim dhe Kanye nga martesa e tyre kanë katër fëmijë, dy vajza, North dhe Chicago, ndërsa djemtë Saint  dhe atë të voglin Psalm.