Ofertë nga Turqia, sulmuesi shumë pranë largimit nga Egnatia

Pas përfundimit të aventurës Europiane, ngushëllimi i vetëm për Egnatian për këtë verë mbetet shitja e lojtarëve që ka bërë.

350 mijë euro për Xheksonin nga Istanbulspori dhe 150 mijë euro për Agbekpornun nga Slaven Belupo, arka e Egnatias është mbushur goxha.

Ndërkohë shitja e radhës pritet që të jetë Redi Kasa, pasi siç është përfolur edhe më parë, anësori ka një ofertë zyrtare nga Turqia që mendohet të jetë rreth 400 mijë euro.