", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/July/21/auto_sofiafk-1-1130x6351689946132.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Me bikini njëpjesëshe, Sofia Vergara rikthehet në qendër të vëmendjes pas lajmit për ndarjen

Aktorja kolumbiane, Sofia Vergara, është duke u argëtuar përkundër lajmit se është duke u shkurorëzuar. Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale disa fotografi me rroba banje dhe ka “rrënuar” edhe një herë internetin.

“Ditët e fundit të pushimeve! Ravello, të dua edhe kur është shumë vapë këtu”, ka thënë ajo në përshkrim.

Bukuroshja e ka zgjedhur Italinë si destinacion pushimi, ndërsa kishte veshur një kostum me ngjyrë të kaltër dhe zgjodhi grim të thjeshtë dhe flokë të drejtë.

Sofia dhe Joe Manganiello janë parë bashkë në publik për një kohë të gjatë dhe fansat filluan të spekulojnë për shkurorëzim, ndërsa ata konfirmuan këtë informacion të hënën.

“Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, kërkojmë me mirësi që privatësia jonë të respektohet në këtë kohë ndërsa kalojmë këtë fazë të re të jetës sonë”, është thënë në deklaratën e tyre.

View this post on Instagram

A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara)