Fituan 'DWTS' së bashku, Luixhino tregon për herë të parë shpërblimin monetar që mori nga Sara Hoxha

Ifluencerja e njohur Sara Hoxha dhe partneri i saj në kërcim Luixhino Hala ishin dyshja që ‘rrëmbyen’ çmimin e madh të konkursit të kërcimit “DWTS”.

Gjatë këtij spektakli dyshja krijuan një miqësi të ngushtë së bashku, ndërsa e vazhduan edhe pas mbarimit të tij.

Së fundmi Luixhino gjatë një interviste për “Pushime On Top”, ka treguar rreth shoqërisë me Sarën dhe jetës së tij profesionale.

Balerini u shpreh se pasi fitoi “DWTS” së bashku me Sarën,  kjo e fundit i ka dhënë atij një shpërblim monetar, përveç shpërblimit që ka marrë nga kontrata me programin.

“Kam pasur një shpërblim monetar edhe nga kontrata por edhe nga Sara.”- tha balerini.

Nga ana tjetër ai gjithashtu i hodhi poshtë zërat se miqësia e tij me Sarën është ‘krisur’ duke thënë se shoqëria e tyre vazhdon të jetë po e njëjta, teksa shtoi se ata takohen çdo javë por nuk dëshirojnë që ta publikojnë në Instagram.

“E kam shoqe shumë të mirë moj. Shoqërinë e vazhdojmë ndonëse nuk e nxjerrim në Instagram por unë e takoj gati çdo javë. Ne dalim zakonisht dhe takohemi gjatë mbrëmjeve kur hamë ndonjë gjë nëpër shtëpia”, u shpreh Luixhino.