Fier – Lushnjë/ Dhunë në familje, arrestohen dy autorët

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për dhunë në familje.

Sipas policisë një 37 vjeçar banues në Darëzezë, është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë 37 vjeçarin, banues në Darëzezë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 42 vjeçar nga Lushnja i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë  42 vjeçarin, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, shkruan policia.