Përplasen 'kokë më kokë' dy makina në aksin Lezhë-Milot, shkak parakalim i gabuar

 Një aksident është raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pllane.

Mësohet se dy mjete tip ‘Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.

 Nga informacionet e marra bëhet me dije se është dëmtuar njëri prej drejtuesve të mjeteve i cili është transportuar në spitalin e Laçit.