VIDEO/ Dy ‘Benz-a’ përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën e vjetër Lezhë-Milot

Një aksident është raportuar në aksin e vjetër Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Pllanë.

Bëhet me dije se dy automjete të tipit Benz janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ndërkohë drejtuesi i njërit prej automjeteve është transportuar në spitalin e Laçit.

Shkak i aksidentit dyshohet se është parakalimi i gabuar.