Vllaznia në kërkim të mrekullisë, publikohen formacionet zyrtare të sfidës me Linfield

Vllaznia do të përballet sot në mbrëmje me Lienfild, ku do të tentojë kualifikimin për në turin tjetër të Ligës së Konferencës.

Edhe pse do të jetë e vështirë pas humbjes 3-1 në Irlandën e Veriut, trajneri Memelli dhe ekipi i tij do të bëjnë të maksimumin e tyre.

Kuqebluve i duhet një fitore me tre gola diferencë për t’u kualifikuar, ndërsa me 2-0 ndeshja shkon në shtesë, pasi është hequr rregulli i golit në fushë kundërshtare.