VIDEO/ Milani fiton me goleadë miqësoren me skuadrën italiane

Milani ka fituar me goleadë, 7-0, ndaj Lumezanes në miqësore.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 5’ nga Pobega, teksa në të 17’ ai i dyfishoi shifrat.

Dygolësh shënoi edhe Kolombo, përkatësisht në të 20-ën dhe 42’.

Golat e tjerë u realizuan nga Mesias, Romero me penallti dhe Zeroli.

Pioli e nisi sfidën me skemën 4-3-3, ku në sy ranë edhe blerjet e reja në këtë merkato si Loftus Çik dhe Pulisiç.