'Më ka ikur vajza'/ Babi kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur

Një 65-vjeçar ka bërë denoncim në Policinë e Shtetit polici në lidhje me vajzën e tij, e cila thuhet se është larguar nga banesa.

Në njoftimin për shtyp, Policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Sh.A, banues në Valias të Ri, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij, 30-vjeçarja me inicialet A.A.

"Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi Sh. A., 65 vjeç, banues në Valias i Ri, Kamëz, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja A. A., 30 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale,"- thuhet në njoftimin e policisë.