Dinamo Batumi-Tirana/ Publikohen formacionet zyrtare, Shehi bën ndryshime te bardheblutë

Tirana luan sot në orën 19:00 në Gjeorgji ndaj Dinamo Batumi ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës.

Ekipi kryeqytetas, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, do të kërkojë që të sigurojë një fitore në transfertë në një sfidë mjaft interesante.

Për kryeqytetasit, ka dy ndryshime në formacion në krahasim me sfidën e parë të luajtur në Tiranë.

Jashtë formacionit janë lënë Deliu dhe Mici, për t’i bërë vend Lushkjes dhe Përgjonit.

I pari ishte ai i cili barazoi shifrat në fund të ndeshjes së parë, me asistin pikërisht nga mbrojtësi.