'Rice duhet të jetë kapiten i Arsenalit'

Trajneri i DC United, Wayne Rooney, mendon se Declan Rice duhet të jetë kapiten i Arsenalit.

Martin Odegaard është lavdëruar për punën e tij si kapiten gjatë vitit të kaluar te “Topçinjtë”.

Ikona e Manchester Unitedit, beson se Rice është më i përshtatshëm për të qenë kapiten i Arsenalit.

“Me të vërtetë mendoj se ai duhet të jetë kapiten i ekipit”, ka thënë Rooney.

"Mendoj se ai mund ta bëjë këtë në Arsenal. Ai do të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm për Arsenalin”, ka theksuar Rooney.