Kapet me 500 doza kanabis 28 vjeçari në Vlorë

Në prangat e policisë ka rënë një 28-vjeçar në Vlorë pasi i gjenden 500 doza kanabis me vete.  

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Shpërndante doza kanabisi në qytetin e Vlorës, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen 500 doza kanabisi, automjeti që përdorte ky shtetas për të shpërndarë lëndën narkotike dhe aparati i tij celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 11”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi V. X., 28 vjeç, banues në Vlorë.