RENDITJA E FIFA / Shqipëria nuk ndryshon pozicion, Kosova zbret një shkallë

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar sot (e enjte), 20 korrik, renditjen e re të përditësuar të ekipeve kombëtare.

Si në 29 qershor edhe sot, Shqipëria vijon të renditet në vendin e 65-të, me 1357,39 pikë.

Renditja e Shqipërisë në FIFA, 20 korrik 2023:

Renditja e Shqipërisë në FIFA, 29 qershor 2023:

Ndërsa Kosova nga ana tjetër ka humbur një pozicion, pasi në muajin qershor renditej në vend të 108, ndërsa në korrik renditet në vend të 109.

Renditja e Kosovës në FIFA, 20 korrik 2023:

Renditja e Kosovës në FIFA, 29 qershor 2023:

Ndërsa sa i përket 10-shes kryesuese të renditjes së FIFA-s nuk ka asnjë ndryshim, me skuadrat që mbajnë të njëjtat pozicione, ku në vend të parë vijon të qëndrojë kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca e vendit të dytë dhe Brazili i vendit të tretë.

Renditja e Top 10-shes së FIFA-s, 20 korrik 2023:

Renditja e Top 10-shes së FIFA-s, 29 qershor 2023: