Qafë Thanë, ekstradohet nga Maqedonia e Veriut 34-vjeçari nga Kosova, i dënuar me 6 vjet burg

Në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ekstraduar nga Maqedonia e Veriut, shtetasin Erkan Sait, 34 vjeç, banues në Kosovë.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.