Sulmoi gazetarët në veri, lirohet një tjetër serb

Urosh Vukashinoviç, i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës do të lirohet me kusht

Lajmi është bërë i ditur nga avokati ligjor i Vukashinoviçit, Nebojsha Vlajiç, i cili sipas mediave serbe, ka thënë se janë duke u shqyrtuar dokumentet për lirimin e Vukashinoviçit.

Urosh Vukashinoviç është arrestuar për sulm ndaj gazetarëve më 19 qershor në Leposaviç.