Aksident në Korçë, makina përplaset me motorin, plagoset një nga shoferët

Një aksident është raportuar në Dvoran të Korçës. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor. Sipas informacioneve bëhet me dije se nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, 56-vjeçari M.Z., i cili ka marrë plagë në krahë dhe në këmbë.

I plagosuri është shoqëruar nga policia për procedura të mëtejshme hetimore. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes, ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.