Kampionët e Kosovës drejt kualifikimit historik, formacionet zyrtare të Ludogorets-Ballkani

Ballkani do të ndeshet kundër Ludogorets në sfidën e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, teksa e para në Razgard të Bullgarisë përfundoi me rezultatin 2-0 për kampionët e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është në kërkim të një kualifikimi historik në raundin e dytë, e cila do t’i shtonte akoma dhe më shumë shanset për të përsëritur të njëjtën gjë si vitin e kaluar ose dhe më shumë.

Trajneri Ilir Daja ka zgjedhur që t’i besojë të njëjtës 11-she si në ndeshjen e parë për të shkuar drejt kualifikimit.