VIDEO/ Ekzekutimi për gjakmarrje në Lezhë, pamjet e para nga vendi i ngjarjes
Janë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një person para pak çastesh në Balldre të Lezhës.
Viktima gjendet akoma i shtrirë në hyrje të një dyqani, ndërsa policia ka rrethuar zonën e pë bën të mundur identifikimin autorëve.
Sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për një ngjarjes si pasojë e gjakmarrjes por akoma nuk ka një version zyrtar.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.