Funksionari i PD në Divjakë, Muça: Fondet e bujqësisë gllabërohen nga rilindja

Drejtuesi i Departamentit të Çështjeve të Punësimit dhe Sociale në Kavajë, Flogert  Muça ka reaguar pas vendimit të BE për bllokimin e fondeve për bujqësinë në Shqipëri.

Muça është shprehur se fondet e sjella nga BE për t’u investuar në bujqësi janë vjedhur dhe se kanalet vaditëse janë lënë pa kulluar e për pasojë kanë sjellë tharjen e kulturave bujqësore në këtë zonë.

Sipas tij shumë nga pushtetarët e zonës me në krye deputetin Braçe janë investuar që të gllabërojnë fondet dhe jo të investojnë për zonën, që kohët e fundit po vuan shumë si pasojë e tregut dhe kushteve të vështira me subvencionet.