“Gjyqtari e thirri dhe i kërkoi 300 mijë pesos (rreth 1000 euro), por ai nuk i kishte aq para dhe nuk mundi të përballonte presionin që pati gjatë gjithë ditës, madje pranoi të kërkonte falje para kamerave televizive dhe tregoi se çfarë ndodhi", tha motra e Williams, Marisol.

Ajo ka treguar gjithashtu se ka video që vërtetojnë se gjyqtari i ka kërkuar para, por që askush nuk po i heton.

"Ka regjistrime audio të zhvatjes, por askush nuk po e heton. Arbitri e ka ngacmuar gjatë gjithë ndeshjes. Vdekja e vëllait tim do të mbetet në ndërgjegjen e tij", tha motra.

Ky futbollist i ri la pas gruan dhe katër fëmijët. Ai ishte akuzuar edhe më parë për vepra të ndryshme kriminale.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/July/19/auto_Screenshot_151689774488.jpg", "width": 900, "height": 597 } }

Detaje të reja nga vetëvrasja e futbollistit që tronditi Argjentinën: Gjyqtari i kërkoi para

Pasi lajmi për vetëvrasjen e futbollistit argjentinas Williams Alexander Tapon bëri xhiron e botës, në publik erdhi një deklaratë shqetësuese e motrës së tij Marisol.

Williams Alexander Tapon, 24 vjeç, vrau veten në qytetin argjentinas Avellaneda pasi nuk mundi të përballonte presionin me të cilin u përball për grushtimin e një arbitri në një ndeshje të ligës së ulët.

Gjatë ndeshjes, Tapon rrahu gjyqtarin Cristiano Ariel Paniagua. Ai humbi durimin pas një vendimi të gjyqtarit dhe e goditi dy herë në fytyrë.

Pas kësaj, ka pasur dënime të ashpra ndaj futbollistit, i cili ka vendosur t'i japë fund jetës. Këtë e ka konfirmuar motra e tij e cila ka zbuluar disa detaje shqetësuese.