Kendall Jenner dhe Bad Bunny më të dashuruar se kurrë, çifti kapen ‘mat’ në pushime së bashku

Ndonëse modelja e njohur Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk e kanë konfirmuar akoma lidhjen e tyre, mesa duket dyshja po e çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

Së fundmi çifti janë parë duke shijuar pushimet së bashku në Gozzer Ranch Golf & Lake Club në Harrison, Idaho.

Sipas burimit, ylli i ‘The Kardashians’ dhe fituesi i çmimit ‘Grammy’  dukeshin shumë të dashuruar dhe mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.

“Ata dukeshin shumë të dashuruar”, tha burimi.

Teksa shtoi: “Ata janë vërtet miqësorë. Kendall është  e thejshtë saqë shumë të ftuar as nuk e vunë re se kush ishte ajo.”

Në maj një burim zbuloi se romanca e çiftit po vazhdonte të përparonte dhe të bëhej edhe më serioze.

“Ata janë shumë të lezetshëm së bashku. Kendall është e lumtur. Ai është një zotëri dhe shumë simpatik. Asaj i pëlqen prania e tij”, tha burimi.

Kujtojmë që këngëtari i “Tití Me Preguntó” dhe supermodelja fillimisht ndezën thashethemet për lidhje disa muaj më parë, më pas u panë duke dalë nga i njëjti restorant në Beverly Hills megjithëse u larguan me dalje të ndara.