Nis takimi Lajçak-Bislimi, s’dihet a do të ketë takim trepalësh

Kanë nisur që në mëngjes në Bruksel takimet dypalëshe të emisarit të Posaçëm, Miroslav Lajçak me dy kryenegociatorët Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviç nga Serbia.

Burimet e Bashkimit Evropian thonë se është synim që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të takohen edhe mes tyre, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Radio Europa e Lirë duke iu referuar burime të BE-së, thekson se “kjo do të varet nga vullneti dhe gatishmëria e palëve, më saktësisht e kryenegociatorëve, për t’u takuar mes vete”, edhe Brukseli gjithsesi ka synim që të ketë edhe takim trepalësh.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë qëndrojnë sot në Bruksel për takime në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe të çtensionimit të mëtejshëm të situatës të krijuar në veri të Kosovës.