71-vjeçari fiton lotari për herë të katërt

Një burrë nga Miçigani i ShBA-së, i cili fitoi xhekpotin prej 105 mijë dollarësh nga një short i lotarisë, tha se kjo në fakt ishte fitorja e tij e katërt me radhë.

“Kam pasur shumë fat duke luajtur lotari.

Ky është çmimi i katërt i madh që kam fituar dhe ata vazhdojnë të bëhen pak më të mëdhenj çdo herë.

Shpresoj të kthehem këtu së shpejti për miliona”, tha ai kur shkoi ta merrte çmimin.

Fituesi shtoi se paratë e tij të çmimit do të shkojnë në kursime.