Sandalet e peshkatarëve! Fiksimi (jo dhe aq) i ri i vajzave

Nëse keni qenë të vëmendshëm, këpucët me taka nuk kanë qenë pjesë identifikuese e kësaj vere.

Këtë sezon kanë dominuar sandalet e sheshta, por jo nga ato klasiket. Prioritet kanë qenë sandalet me shumë rripa dhe gomë të trashë, që i japin veshjes suaj më shumë stil.

Këto sandale ndërthurin komoditetin dhe stilin , duke qenë zgjedhja ideale për orë e orë ecjeje, por edhe për ato shëtitjet e këndshme gjatë mbrëmjes. Për këtë arsye, ne do ju sjellim disa modele që duhet t’i mbani parasysh nëse keni plane për të bërë shpenzime.