U arrestua pasi ju gjend drogë në valixhe, gjykata merr vendimin pë Gigi Hadid
Modelja me famë botërore, Gigi Hadid, ka rënë në prangat e policisë, pasi i është gjetur një sasi marijuhane në valixhe.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Hadid po përgatitej të largohej nga Ishujt Kajman kur zyrtarët e doganës papritmas kontrolluan gjërat e saj.
Modelja 28-vjeçare po udhëtonte me shoqen e saj, Leah Nicole McCarthy, kur zyrtarët e aeroportit “skanuan” bagazhet e tyre pas mbërritjes dhe gjetën një sasi marijuane.
Ngjarja ndodhi të hënën, më 10 korrik, por u raportua më 18 korrik nga agjencia lokale Cayman Marl Road.
Sipas raportimeve, kërkimet rezultuan në zbulimin e marijuanës nga autoritetet.
Hadid dhe McCarthy u arrestuan me dyshimin për importimin e kanabisit dhe mjeteve të drogës.
Të dyja vajzat u liruan me kusht.
Modelet u paraqitën në Gjykatën e Përmbledhjes më 12 korrik dhe u deklaruan fajtore. Të dyja u gjobitën me 1000 dollarë dhe iu shmangën dënimit.